E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamsik nuk shkon në PSG

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka insistuar se mesfushori Marek Hamsik nuk do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.

Ylli sllovak spekulohet me transferim te gjiganti francez, mirëpo De Laurentiis ka theksuar se Hamsik nuk do të lëvizë nga San Paolo.

“PSG ka shumë para, ata kanë një trajner me vlera si Ancelotti, por ende duhet të dëshmojnë se mund të fitojnë. Hamsik ka kontratë me Napolin deri më 2016, andaj do të mbetet këtu”, tha De Laurentiis për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›