E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blank drejt Totenhemit, Bajerni kërkon Guardiolën

TELENOVELA TRAJNERESH

Klubi gjerman mendon se Pep do të ishte zëvendësuesi ideal i Hejnkesit, ndërsa spërsat, pasi kanë marrë përgjigje negative nga Vilas Boas, hedhin grepat për trajnerin e Francës

Nëse këto do të themi do të ishin të vërteta, do të ndodhi përballë një revolucioni të vërtetë në botën e trajnerëve. Për momentin duket shumë e vështirë të imagjinosh një Barcelonë pa Guardiolës, por akoma dhe më e paimagjinueshme do të ishte kalimi në Gjermani, i ulur në stolin e Bajernit të Mynihut.

Për jo vetëm kaq, kur të mbarojë Euro 2012, Loren Blank ka të ngjarë të largohet nga stoli i gjelave. Totenhemi, pasi largoi trajneri Redknap është vënë në gjurmët e tij. Mesa duket gjeografia e stolave më të rendësishëm në Europë po shkon drejt ndryshimit.
ANGLI – Objektivi kryesor i Totenhemit për ti besuar drejtimin e ekipit është francezi Loren Blank. Sipas asaj që shkruante shtypi anglez, klubi londinez vazhdon të ketë shpresa për afrimin e Vilas Boasit në vend të Redknapit.

Por nëse portugezi do të vazhdojë të këmbëngulë te refuzimi që bëri pak ditë më parë, atëherë spërsat do të trokasin në dyer në shtëpisë së Blankut. Ish-mbrojtësi ka të ngjarë të pranojë duke qenë se fundi i Euro 2012 do të shënojë divorcin e tij me Francën.

Në Angli ka edhe merkato futbollistësh. Teksa duket i sigurt kalimi i Zhirudit te Arsenalit, Berbatov ka zgjedhur Malagën, ndërsa Mançester Junajtid do të marrë Rodrigezin e Portos, nëse Nani zbaton planin e tij për tu larguar nga Old Traford.
GJERMANI – Bajerni i Mynihut po tenton të kuptojë se sa janë mundësitë reale për të marrë Pep Guardiolën. Gazeta gjermane Bild shkruan se bavarezët janë gati ti plotësojnë kërkesën ish-trajnerit të Barcelonës, i cili ka kërkuar një vit pushim.

Hejnkes do të qëndrojë në krye të Bajernit deri në qershor të 2013-s, në momentin që Guardiola do të mbyllë pushimet. Sipas Bild, drejtori sportiv i klubit gjermane, Kristian Nerlinger, do të merret me këtë çështje.

Nerlinger është takuar me Guardiolën menjëherë pas finales së Kupës së Mbretit, ku Barcelona fitoi ndaj Bilbaos. Disa thashetheme thonë se Pep ka qenë dakord me propozimin e Bajernit dhe në sezonin 2013-2014 mund të drejtojë ekipin me më shumë trofe në Gjermani.

AZI – Didië Drogba është me plot gojën një ish-lojtar i Çelsit dhe brenda pak orësh mund të vijë zyrtarizimi i kalimit të tij te Shangai Shenhua në Kinë. Gazetat kineze e kanë konfirmuar mbërritjen e Drogbasë gjatë kësaj jave dhe për më tepër kanë bëri të ditur se ish-sulmuesi i Marsejës do të marrë rreth 12.5 milionë euro në sezon.

Kontrata e tij ka të ngjarë të jetë tri vjeçare. Nga Kina, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mësohet se Diego Armando Maradona do të vazhdojë punën e tij me skuadrën Al Uasl në Dubai.

Argjentinasi ka besimin e plotë të pronarit Mohamed Ben Fahd, i cili ka shkarkuar të gjithë drejtuesit e ekipit, për shkak të sezonit zhgënjyer, por jo Maradonën. Legjenda e futbollit botëror është trajner i Uasl që nga qershori i 2011-s.

Montpelje konfirmon kalimin e Zhirudit te Arsenalit

Arsenali është një hap larg blerjes së sulmuesit Oliver Zhirud nga Montpelje dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i skuadrës që u shpall kampione në Francë. Zhirud, që po luan në Euro 2012 me kombëtaren franceze, do ti kushtojë topçinjëve 13 milionë euro. 25-vjeçari shënoi 25 gola në Ligën 1 dhe u kërkua nga disa klube në Europë.

Ai do të jetë përforcimi i dytë për Arsenalin, që më parë ka siguruar shërbimet e Luka Podolskit. Presidenti i Montpeljes, Loren Nikolin, deklaroi për gazetën franceze Midi Libre Patëm disa bisedimet me drejtuesit e Arsenalit dhe gjithçka shkoi mirë.

Ende nuk kemi firmosur asgjë sepse lojtari është i përqendruar te Europiani, por mendoj se kjo marrëveshje do të arrihet. Flitet se Arsenali mund të huazojë të Montpelje, Shamakun ose Bendtnerin, të cilët mund të motivohen nga fakti që do të luajnë në Champions sezonin e ardhshëm.

Hulk pranon: Sezonin e ardhshëm dua të luaj me Çelsin

Hulk ka shprehur edhe një herë dëshirën e tij për të luajtur me Çelsin gjatë sezonit të ardhshëm, por pranon se e gjithë situata është në dorë të Portos. Sulmuesi brazilian ka të ngjarë të jetë blerja e madhe e Çelsit gjatë merkatos së verës, si pjesë e shpërblimit që Abramoviçi ka vendosur ti bëjë skuadrës pasi fitoi Ligën e Kampioneve.

Për më tepër, Hulk do të ishte zëvendësuesi ideal i Didië Drogbasë, i cili në sezonin e ardhshëm do të luajë në Kinë. 25-vjeçari deklaroi: Çelsi është skuadra kampione e Europës, maksimumi që mund të kërkojë çdo futbollist. Do të isha shumë i lumtur nëse do të luaja për këtë ekip sezonin e ardhshëm.

Hulk ka një kontratë deri në vitin 2012 me Porton, kësisoj i takon klubit portugez vendimi përfundimtar. Gjithçka është në dorën e Portos. Unë kam fituar gjithçka me këtë ekip në katër vitet e fundit dhe tani kërkoj një motivim ndryshe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›