Filmat dhe aktorët e “jo”ve të çmendura
Rasti më i famshëm, i shkuar tashmë në historinë e kinemasë, është refuzimi i Tom Selleck dhe Steven Spielberg të George Lucas: "Nuk do të interpretoj kurrë një arkeolog në këtë film për fëmijë”, i ishte përgjigjur regjisorit e producentit që po përgatiste një film të quajtur “Arka e humbur”. Dukë lënë kështu një nga rolet në serialin më me fat në kinemanë botërore, atë të Indiana Jones, që e mori Harrison Ford. Por rasti i aktoreve dhe aktorëve që kanë humbur apo hedhur poshtë, për snobizëm, arrogancë apo pamundësi të gjykimit, për të qenë protagonistë në disa prej filmave më të famshëm të kinemasë janë pafund të gjatë. Natyrisht, përtej çdo gabimi, është thjesht edhe fati i keq. E përditshmja “Nju Jork Post” ka renditur dhjetë rastet më të famshme të humbura nga aktorët në filma të ndryshëm. Një nga mundësitë e humbura i përket një kampioni të komedisë të viteve ’80-ta si Chevy Chase, që Robert Zemeckis me patjetër e donte në filmin e tij “Forrest Gump”. Një dëshirë e destinuar për të mbetur e parealizuar, kështu që djali alla amerikan me reflekse të ngadalshme por me vullnet të çeliktë iu besua aktorit Tom Hanks. Tashmë rezultatet i dimë të gjithë, një Oskar për aktorin më të mirë. Ndërsa Chevy Chase, mbeti një nga ikonat e komedisë, dhe që atëherë nuk është se ka bërë ndonjë gjë të madhe. Akoma dhe më i pabesueshëm është episodi që përfshin Molly Ringëald. Shumë prej jush nuk e kujtojnë, por nga gjysma e viteve të ’80-ta ishte një nga yjet e kinemasë si dhe një nga ikonat e feminilitetit. Ja pse regjisori dhe producenti i “Pretty Ëoman” kontaktoi atë për të interpretuar prostitutën Cenerentola që u shfaq në kinematë në vitin 1990, dhe që mbeti përgjithmonë në zemrat e spektatorëve. Por Molly, që me sa dukej nuk e donte këtë rol i tha “jo” regjisorit. Kështu që iu hapë rruga një aktoreje të quajtur Julia Roberts. Por nuk mjafton me kaq. Sepse duke qëndruar te ambiciet e personazheve që kanë humbur mundësitë e jetës së tyre, dhe një vëmendje e veçantë vlen edhe për aktorin Michael Madsen. Të cilit i shpëtoi roli në “Pulp Fiction” që ringjalli karrierën e John Travoltës. Nga gabimi në gabim, edhe shumë mundësi të humbura,, dhe kurrë më të rikthyera. Në të cilat shpesh janë ikona të një rëndësie shumë të madhe. Si Kevin Costner, që në vitet e ’90-ta pas një suksesi të jashtëzakonshëm që njohu me filmin “Truproja”, refuzoi një projekt shumë interesant dhe i suksesshëm si “Rrënjët e lirisë” për të qenë pjesë e një prej filmave më të dështuar në historinë e kinemasë “Ëaterëorl”. Dhe Tim Robbins, që merr vendin e tij në filmin e mësipërm, ende e falënderon. Diskutim i ngjashëm edhe për aktoren Gëyneth Paltroë, dhe bëjmë mirë që flasim për një yll ndërkombëtar, por duke mos u bërë protagoniste e një prej filmave me super rekorde të kalibrit të “Titanik’, mbetet një biletë lotarie të hedhur në erë. Pra edhe yjet gabojnë. Ajo çka është edhe më karakteristikja. Në listën e gabimeve të valorizimit, ose të “jo”-ve të të pafalshme, hyn edhe Sean Connery që evitoi pjesëmarrjen e tij në filmin “Zoti i unazave’, trilogjia, ashtu rolin Morpheus në “Matrix”; Michelle Pfeiffer, që nuk arriti lartësinë e saj në rolin e Clarice te “Heshtja e të pafajshmëve”, më pas e interpretuar nga Xhudi Foster. Halle Berry ende nuk është në top listën e të famshmëve për shkak se ia la rolin Sandra Bullock te “Speed”; Mel Gibson që, i humbur në ëndrrat e tij të lavdishme, ndonjëherë një nga më të errëtat, e humbi rolin e Gladiatorit që e bëri Russell Croëe një yll.
23 Korrik 2010