Botërori, Benitezkërkon kujdes ndajafrikanëve të Mazembes
MILANO- Pas fitores 3-0 ndaj Seongnam, Interi është vetëm një ndeshje larg fitimit të Botërorit të klubeve, por për ta bërë këtë, i duhet të mposhtë fillimisht kongolezët e Mazembes në takimin e së shtunës në orën 18. Sfida që do të luhet në Abu Dabi është një takim me historinë për zikaltërit, të cilët e kanë kthyer në objektivin primar fitimin e Botërorit.
Në konferencën e për shtyp të ditës së premte, trajneri Rafa Benitez është treguar tepër i kujdesshëm me deklaratat dhe duke e quajtur Mazemben si një skuadër shumë të rrezikshme.
“Unë dhe stafi im i kemi studiuar, kemi parë shumë ndeshje të tyre në Afrikë dhe po e ndjekim me të gjithë vëmendjen që meriton një finale, - tha spanjolli. – Është një skuadër e fortë, që punon shumë dhe ka futbollistë që mund të bëjnë diferencën. Ata luajnë për gjithë Afrikën”, deklaroi Benitez. Në fakt, në rast të një disfate në finalen e së shtunës, tekniku spanjoll rrezikon seriozisht postin, pasi deklaratat e presidentit Masimo Morati kanë qenë të qarta.
Përpos kësaj, diferencat mes zikaltërve dhe skuadrës kampione të Afrikës janë të mëdha. Mazembe bëri surprizën e madhe duke eliminuar brazilianët e Internacional në gjysmëfinale, ndërsa për këtë ekip objektivi tashmë mund të quhet i arritur.
Për finalen, Interit do t’i mungojë organizatori Uesli Shnajder që u dëmtua në takimin ndaj Seongnam, por pritet që Benitez të hedhë në fushë nga minuta e parë brazilianin Dagllas Maikon, që e ka kaluar plotësisht dëmtimin.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Botërori, Benitez kërkon kujdes ndaj afrikanëve të Mazembes