Frings konsideron pensionimin

Nga Express më 17 dhjetor 2010 në ora 17:02
Kapiteni i Werder Bremenit, Torsten Frings është duke konsideruar mundësinë e pensionit në fund të këtij sezoni, ka bërë të ditur ai për magazinën sportive Kicker.
“Jam ende i pavendosur. Mund të pensionohem në verë. Nuk e di nëse do të vazhdoj edhe për një vit tjetër”, tha 34 vjeçari, ish reprezentues gjerman. Kicker ka shtuar se rezultatet e dobëta të Werderit këtë sezon i kanë dhënë Fringsit idenë për të mos e vazhduar kontratën edhe për një vit. Werder aktualisht gjendet në pozitën e 12-të, 24 pikë prapa liderit Borussia Dortmund. Frings luajti për Werderin nga 1997-2002, ndërsa u kthye në klub më 2005 pas aventurave në Dortmund dhe Bayern Munich. Ai bëri 79 paraqitje për Gjermaninë nga 2001-2009.