Pastore me Palermon deri 2015

Nga Express më 17 dhjetor 2010 në ora 17:06
Javier Pastore ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën e tij me Palermon deri në vitin 2015.
Mesfushori argjentinas spekulohet se është objektiv i disa prej klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin, Chelsean dhe Manchester Cityn, mirëpo presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, vazhdimisht ka refuzuar mundësinë e shitjes së Pastores.
“Kam vazhduar kontratën. Jam shumë i lumtur këtu”, tha Pastore pasi nënshkroi marrëveshjen e re e cila e ngrit dëmshpërblimin e tij në 60 milionë euro.