Ramos vazhdon në Real

Nga Express më 17 dhjetor 2010 në ora 17:04
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka arritur marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit në klub deri më 2017, me rritje prej 1.7 milionë eurosh në pagën e tij vjetore, ka njoftuar e përditshmja spanjolle Marca të premten.
“Sergio Ramos deri më 2017”, shkruante në ballinën e saj. Sipas Marcas, kontrata e re e 24 vjeçarit do të hyjë në fuqi nga sezoni i ardhshëm.
Ramos, anëtar i ekipit të Spanjës që fitoi Kampionatin botëror 2010, do të ketë pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh. Reali e transferoi Ramosin nga Sevilla për 27 milionë euro më 2005.