Blater: Futbollin e preku kriza boterore, kerkohen sponsore
Kreu i FIFA-s, Sep Blater tha se futbolli eshte prekur rende nga kriza financiare. "Mendoj se duhet te kete me teper sponsorizime ne futbolli, pasi duhet ta ngreme, pas krizes ekonomike qe e ka perfshire", - tha Blater. Presidenti i FIFA-s theksoi se Kupa e Botes do ta ktheje ne nje vend me te sigurt, Afriken e Jugut. "Futbolli eshte prekur nga kriza ekonomike. Ne France, Itali, Spanje nuk afrohem para si me pare. Kupa e Botes, Ligat me profesionalizem te larte, pas krizes se fundit e kane bazuar te ardhmen nga te ardhurat qe sigurojne nepermjet parave qe perfitojne nga te drejtat televizive, - shprehet Blater- lidhja mes TV dhe futbollit ka qene dicka e mrekullueshme per 20-30 vitet e fundit dhe futbolli eshte nje nder produktet me te mira, qe TV ka pasur ndonjehere". Duke pare nga boterori, qe do te mbahet ne Brazil ne vitin 2014, Blater theksoi se ishte nje zgjedhje e zgjuar, pasi ashtu si edhe Afrika e Jugut qe do te zhvilloje finalet e Kupes se Botes se vitit tjeter, ekonomia braziliane garanton nje organizim perfekt, edhe pas disa viteve. "Ekonomia braziliane eshte ne nje rruge te mire", - theksoi ai. Presidenti i FIFA-s i beri thirrje industrise qe te qendroje sa me prane futbollit, pasi eshte nje sport qe vazhdon te terheqe vemendjen e njerezve ne te gjithe boten. "Kur ne kemi identifikuar probleme, i kemi zgjidhur ato. Qeveria e Afrikes se Jugut ka qene gjithmone e gatshme per te kontribuar ne kete ecuri pozitive", thekson me tej Blater. Gjithashtu u shpreh se biletat qe jane vene ne shitje per finalet e Kupes se Botes, jane shperndare te gjitha dhe eshte e natyrshme se jo cdo njeri qe deshiron te jete ne stadium, do te kete nje vend. Afrika e Jugut eshte nje vend me 40 milione banore, nderkohe qe do te kete vetem 3.5 milione bileta per te gjitha ndeshjet e boterorit. "Futbolli i perket njerezve, por Kupa e Botes eshte nje event qe nuk mund te ndahet nga grupet ekonomike dhe politike, keshtu qe kerkohet nje balance, mes te gjitha grupeve te interesit", - perfundoi Sep Blater.