E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serena Uilliams fiton Standford Classic

Pasi triumfoi në “Uimbëlldon”, Serena Uilliams vazhdon të shfaqë një formë të shkëlqyer. Tenistja amerikane mposhti bashkëkombasen KoKo Vandevejxh në dy sete, me shifrat 7-5 6-3, duke fituar titullin në turneun “Stanford Classic”.

Rezultati për Uilliams ka ardhur vetëm tetë ditë pas triumfit në “Grand Slam”, ndërsa sfida kundër rivales modeste ishte më e luftuar nga sa ishte parashikuar fillimisht. Kjo edhe për faktin se Vandevejxh luante finalen e saj të parë në karrierë në një turne ATP dhe dëshironte me forcë të fitonte.

Megjithatë, 30-vjeçarja Serena Uilliams shfrytëzoi eksperiencën e saj dhe falë 21 topave fitues arriti të mposhte rivalen 20-vjeçare, që nga ana e saj bëri edhe 25 gabime të pasforcuara, të cilat kanë ndikuar në rezultatin e duelit.

Serena Uilliams fitoi titullin numër 43 në karrierë, duke u ngjitur në kuotë të njëjtë fitoresh si edhe motra e saj Venus. Me këto shifra të frikshme, dy amerikanet janë mes sportisteve që kanë fituar më shumë trofe nga tenistet që vazhdojnë të jenë në aktivitet në turnetë ËTA.

Me fitoren në “Stanford Classic”, 30-vjeçarja e cila renditet në vendin e katërt në klasifikimin botëror për femra regjistron një tjetër shifër të frikshme, që konfirmon momentin e shkëlqyer. Në fakt ajo ka fituar 28 nga 29 ndeshjet e fundit të zhvilluara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›