E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valdes pëlqen Brazilin

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka treguar se nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të luajë në Brazil.

“Ka mundësi që kjo të ndodh në të ardhmen. Nuk e mohoj këtë opsion. Është një gjë që duhet ta mendoj dhe të vendos me gruan time. Por, e them se do të ishte një ide e mirë”, tha portieri spanjoll në një intervistë për ‘Lance’.

Pasioni i jashtëzakonshëm për futbollin në Amerikën e Jugut, ka bërë që Valdes ta pëlqejë këtë opsion. Sidoqoftë, ai njëherë për njëherë nuk e ka ndërmend të lëviz nga gjiganti katalunas, ku ka fituar gjithçka në karrierë. Në fund, Valdes tha se talenti brazilian Neymar është i mirëseardhur tek Barça.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›