Maradona pretendon 17 milione euro

Prioriteti i tij mbetet që t'i kthehet punës si trajner në Dubai. Megjithatë, nëse kjo nuk do të jetë e mundur që të realizohet, Diego Armando maradona nuk ka ndërmend të bëjë ulje. Sipas të përditshmes spanjolle, “Marca”, legjenda argjentinase i ka kërkuar drejtuesve të klubit Al Uasl thuajse 17 milionë euro dëmshpërblim për shkarkimin nga detyra.
“Pibe de Oro” nuk e ka pritur mirë vendimin e klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 17 milionë eurot që ai pretendon, janë ekuivalenti i gjysmës së shifrës që ai do të përfitonte nga kontrata që ka me skuadrën deri në vitin 2013.
Gjithsesi, Maradona ka lënë të nënkuptohet se ka ndërmend që të ulet për të negociuar me klubin për t’u rikthyer në krye të stolit, edhe pse sinjalet nga krerët e Al Uasl nuk duken pozitive.
Pavarësisht shifrës së lartë të pretenduar nga ish-trajneri i përfaqësueses së Argjentinës, arabët janë të gatshëm ti paguajnë vetëm tre milionë euro, shifër e cila përkon me dy muaj rrogë të Maradonës.
Ndërkohë, ata janë të gatshëm ti ofrojnë 51-vjeçarit edhe një post honorifik në klub, si konsulet ose si ambasador i Al Uasl, rol të cilin e ka edhe fabio Kanavaro te Al Alhi.