Zyrtare Kapelo te Rusia

Fabio Kapelo është trajneri i ri i Rusisë. Tekniku italian merr postin e lënë bosh nga holandezi Dik Advokat, nga i cili pritej më tepër në krye të skuadrës gjatë Euro 2012. kjo është një aventurë e re për “Don Fabion”, që pasi punoi me përfaqësuesen angleze, është rikthyer në krye të stolit të një tjetër ekipi Kombëtar.
Konfirmimi ka ardhur nga Federata ruse e Futbollit. “Kemi vendosur të emërojmë Kapelon si trajner të ri të Kombëtares”, pohoi zv.presidenti i federatës, Nikita Simonjan. “E presim në Moskë në ditët në vazhdim, për detajet e fundit të kontratës dhe më pas për të hedhur firmën”.
Nga ana e tij Fabio Kapelo u shpreh i nderuar për besimin e marrë. “Më kanë telefonuar nga të gjitha anët për të më uruar dhe jam krenar për këtë detyrë”, ishin fjalët e trajnerit. Mes të tjerave, 66-vjeçari nënvijëzoi se nuk ka ndërmend që të veprojë si paraardhësit e tij, por shpreson të qëndrojë në Moskë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës.
Kapelo ka detyrën që të udhëheqë Arshavin, Xhagoev dhe të gjithë yjet e tjerë rusë drejt fazës finale të Botërorit 2014 në Brazil. Në fakt, Rusia nuk merr pjesë në Kupën e Botës që prej vitit 2002, kur turneu u zhvillua në Kore dhe Japoni.
Në fund, Kapelo zgjodhi një tjetër aventurë jashtë Italisë, e për më tepër në një ekip përfaqësues, edhe pse në maj kishte deklaruar se do ti pëlqente ti kthehej punës me një klub. Jo zyrtarisht diskutohet se Kapelo do të përfitojë 5 deri në 6 milionë euro në vit te Rusia, ndërsa në rast të arritjes së objektivave, kontrata e tij do të rinovohej.