Vitali Klitcko perballe Manuel Kha

Viltali Klitçko, ukrainasi që mban brezin e kampionit të botës për peshat e rënda në versionin WBC konfirmoi nga kryeqyteti rus, Moskë, se në shtator do të duelojë pikërisht në këtë qytet kundër gjermanit Manuel Kha.
Sfida e përcaktuar të zhvillohet më 8 shtator do të jetë dueli i parë për titullin që boksieri nga Ukraina do të zhvillojë në tokën Ruse.
“Zgjodhëm stadiumin ‘Olimpik’, pasi për shumë vite kemi udhëtuar në të gjithë cepat e botës: në Londër, Angli, Zvicër, Austri, Gjermani, Ukrainë e së fundmi jemi edhe këtu në Rusi. Jemi në dijeni që njerëzit po e presin me padurim duelin, e kemi të qartë se boksi është një sport mjaft popullor në Rusi”
Kampioni i WBC, vëllai i të cilit Vladimir ka titujt botërorë në versionet WBA, IBC e WBO, e njeh sfidantin Kha, një gjerman i lindur në Siri.
“E njoh Kha, i cili është një boksier i ri, energjik dhe i uritur për fitore. Personalisht jam 40 vjeç dhe një prej boksierëve më të vjetër në qarkullim, megjithatë eksperienca është shumë e rëndësishme në sport. Pres të jetë një sfidë mjaft e vështirë”
Vitali Klitçko nuk është thjesht një sportist, pasi ai është gjithashtu aktiv edhe në politikë. 40-vjeçari kryeson partinë opozitare në Ukrainë UDAR dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 28 tetor.