E Diel, 1 Nëntor 2026

Blater: Përcaktuesi i fituesit me penallti tragjedi, nevojitet zgjidhje alternativë

Goditja e penalltive Celsi-Bayern

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, i ka kërkuar presidentit të nderit të Bajernit të Mynihut, Franz Beckernbauer, që të paraqesë një tjetër alternativë për përcaktimin e fituesit për të zëvendësuar kështu penalltitë. Beckernbauer është kreu i Task Force së Futbollit 2014, një grup i formuar për të rekomanduar ndryshimin e rregullave.

Futbolli mund të jetë tragjik kur shkohet tek goditja e penalltive, tha Blater. Kur shkohet te penalltitë, futbolli humbet esencën e tij. Ai ka shtuar se Beckenbauer mund të bëjë një propozim për zgjidhjen e tragjedisë së penalltive, alternativë e cila mund të përdoret në të ardhmen.

Këtë vit, finalja e Ligës së Kampionëve u vendon me penallti, goditjet e të cilave përcaktuan Çelsin si fitues në një kohë kur Bajerni i Myniut. Kjo ishte hera e 10 që finalet e kupave Evropiane vendosen me 11-metërsha. Edhe Kupa e Botës është vendosur dy herë me penallti në vitin 1994 dhe 2006. /BBC/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›