PS: Raporti i DASH fakton mungesën e demokracisë
Deputeti Ditmir Bushati, njëherësh kryetari i komisionit parlamentar të Integrimit, tha se raporti shprehu edhe njëherë shqetësimin e opozitës për mungesën e demokracisë në vend.
“Niveli i përhapur i korrupsionit dhe çimentimi i kulturës së pandëshkueshmërisë, dhuna dhe shpërfillja e ligjit nga policia dhe forcat e sigurisë siç është rasti tragjik i 21 janarit, pengimi i hetimeve për këtë çështje, minimi i të drejtës së qytetarëve për të vendosur me votë për fatet e tyre, cenimi i lirisë së medias dhe gjendja dëshpëruese e sistemit të drejtësisë, të bëjnë të mendosh se ky raport nuk flet për një vend në mes të Evropës, por për një qeveri që po mban peng aspiratën Evropiane të shqiptarëve”, theksoi ai.
Sipas Bushatit, Partia Socialiste është e angazhuar për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë dhe ky do të jetë edhe hapi i parë i saj për të luftuar korrupsionin në vend. “Partia Socialiste angazhohet për të rikthyer besimin e qytetarëve tek institucioni i votës së lirë e të ndershme dhe sundimi i së drejtës. Angazhimi ynë për të kufizuar apo hequr imunitetin e zyrtarëve të lartë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare do të jetë veç hapi i parë në luftën kundër korrupsionit dhe çrrënjosjes së kulturës së pandëshkueshmërisë”, shtoi.
Ai ka theksuar gjithashtu se Berisha refuzon reformën zgjedhore edhe pse Raporti i Departamentit të Shtetit thotë qartë se në Shqipëri nën qeverisjen e tij është minuar e drejta më themelore që gëzojnë qytetarët në një sistem demokratik, e drejta e votës. /Start/
2012-05-25 14:50