E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku italian feston me pistoletë në brez

kryebashkiaku Ippazio Stefano

Kryebashkiaku i qytetit jugor të Tarantos është kapur duke festuar rizgjedhjen e tij para miqve dhe dashamirësve me një pistoletë në brez.

Sipas, The Independent,  kryebashkiaku Ippazio Stefano pretendon se e mban pistoletën pasi ka marrë një numër kërcënimesh me vdekje gjatë zgjedhjeve të fundit.

Pavarësisht kësaj, ai vazhdoi fushatën dhe u rizgjodh me 70 për qind të votave. Por, mbajtaja e pistoletës në ambiente të ndryshme nga një figurë politike ka ngjallur reagime. Dje presidenti i rajonit të Pulias, Niki Vendola, tha se, Stefano nuk duhet të mbajë më armën.

Megjithatë, Vendola shprehu mbështetjen e tij, duke thënë se nuk është e lehtë të jetosh me kërcënimet. Vetë kryebashkiaku thotë se, nuk do ta mbajë më pistoletën me vete.

Nuk kam lënduar askënd. Por, unë kam të drejtë të mbroj veten, tha ai. Imazhi i Stefanos është krahasuar me atë të ish-kryebashkiakut dhe deputetit të Tarantos, Giancarlo Cito.

Ky i fundit është dënuar për lidhje me mafien dhe aktualisht është në burg. Më herët, Giancarlo Cito është shfaqur me armë në publik. /The Independent/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›