Shqipëria merr 4 çmime në festivalin e Teatrit në Maqedoni
TIRANË- Artistët dhe shfaqjet shqiptare u vlerësuan me katër çmime në Festivalin “Teatri shqiptar në Maqedoni”, i cili përfundoi ditën e djeshme në Dibër, pas interpretimit të trupave teatrore nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
Komedia “Hiqe ministrin nga priza", me regji të Arbër Jakllarit, që përfaqësonte Teatrin e Metropolit në këtë festival, u vlerësua me dy çmime si "Shfaqja më e mirë" si dhe "Aktorja më e mirë joprotagoniste", që e fitoi aktorja e re Cubi Metka.
Regjisori i ri Jakllari tha se shfaqja u prit shumë mirë nga publiku në Dibër, i cili disa herë ndërpreu interpretimin e aktorëve me duartrokitje.
‘Publiku e vlerësoi shfaqjen, madje kishte njerëz që na ndalonin në rrugë dhe na përgëzonin’,- deklaroi Jakllari
Regjisori i ri tha se ndihet i kënaqur që Teatri i Metropolit tërhoqi dy çmime, të cilat janë një vlerësim për këtë teatër që mbështet të rinjtë.
Komedia “Hiqe ministrin nga priza”, premiera e së cilës ishte në 2 qershor në TM, demaskon sistemin politik që përdor dhe shet gjithçka për të arritur në pushtet më çdo qëllim.
Shqipëria u përfaqësua në edicionin e 10-të të këtij festivali edhe nga Teatri "Aleksandër Moisiu" i Durrësit me shfaqjen “Romancë në ditën e krimit", e regjisore Adelina Muça, e cila fitoi çmimin "Regjisorja më e mirë”.
Një çmim tjetër që shkoi për Shqipërinë ishte ai i aktorit më të mirë, të cilin e fitoi Alfred Trebicka për rolin në shfaqjen "Lojë martese" të regjisores së re Dasara Xhangolli. Trebicka interpreton në historinë e martesës së një çifti në krizë, të cilët vendosin të ndahen pas 30 vjetësh martesë.
Juria e Festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni” përbëhej nga kryetari Ahmet Jakupi dhe anëtarët Milto Kutali dhe Sabedin Shahniqi. Festivali u zhvillua në data 28 qershor- 4 korrik në qytetin e Dibrës, ku morën pjesë 10 trupa teatrore nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
(atsh/BalkanWeb)