E Shtunë, 31 Tetor 2026

12 klubet: Pango te firmose statutin e FSHF

Deklaratë e përbashkët për shtyp

Ne, përfaqësuesit e 12 klubeve të Kategorisë Superiore, të mbledhur sot në një takim në Federatën Shqiptare të Futbollit, me Presidentin e FSHF-së dhe Komitetin Ekzekutiv të saj, me shumë seriozitet, kemi marrë informacion dhe kemi diskutuar për gjendjen në futbollin shqiptar dhe pasojat që janë krijuar pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s dhe UEFA-s, për pezullimin e Shqipërisë nga të gjitha kompeticionet evropiane dhe botërore.
Të shqetësuar për këtë vendim, i cili jo vetëm e penalizon rëndë futbollin shqiptar por prek edhe drejtëpërdrejtë, investimet tona, ne përfaqësuesit e klubeve të kategorisë superiore vendosëm:
1. T'i kërkojmë Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Ylli Pango, të plotësojë zyrtarisht kërkesat e parashtruara nga FIFA dhe UEFA. Të firmosë statutit e aprovuar në asamblenë e datës 09.06.2007 nga anëtarët e saj.
2. Z. Ministër, të demostrojë vullnet të plotë, që garanton plotësimin e kushteve të vëna nga FIFA dhe UEFA dhe të hyjë sa më parë në kontakt me këto organizma për zgjidhjen e problemit.
3. Ne garantojmë tërë opinionin publik se do të jemi kritikë ndaj fenomeneve negative që shfaqen në futbollin shqiptar. Ne garantojmë, se do t'i luftojmë këto fenomene negative brenda familjes së futbollit dhe me mbështetjen e anëtarëve të saj.
4. U ra dakort qe në Asamblenë e ardhëshme të rradhës së FSHF-së të vendosen në rendin e ditës dhe të diskutohhen disa pika për të cilat ne si klube do të biem dakort.
Ne garantojme se kemi te gjitha forcat për t'i zgjidhur vetë dhe brenda familjes tonë problemet tona.
Përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë Superiore, konfirmojnë se do të vazhdojnë normalisht aktivitetin dhe njëkohësisht janë të bindur që kjo gjendje duhet të kapërcyer sa më shpejt. Futbolli shqiptar ka nevojë të rikthehet urgjentisht në familjen e madhe të futbollit botëror, atje ku e ka vendin dhe ku meriton të jetë.
Klubet e Kategorisë Superiore
Marre nga fshf.org

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›