Albert Xhani: Asambleja e Jashtezakonshme e FSHF, brenda 30 prillit

Presidenti XHANI, ka derguar kete kerkese ne FSHF per disa ndryshime ne statut per te miren e zhvillimit te Futbollit ne Shqiperi dhe shmangien e ketyre situatave aspak te pelqyeshme ne vazhdimesi.
Keto kerkesa jane diskutuar dhe miratuar edhe nga klubet e Superiores qe moren iniciativen per te bere publike nevojen e ndryshimeve.
Presidenti i te Kuqve, ben me dije se kurre nuk ka qene pale me politiken e futboll, gjithe klubi i tij nuk eshte bere pjese e perkrahesve te ndryshem por klubeve . Ne lidhje me reagimet e fundit duke u bere pale me klubet qe reaguan per ndryshime pas vendimit te FIFA-s per pezullim, ju bejme me dije te nderuar dashamires qe ky hap eshte hedhur per te mbrojtur klubin tone, investimet qe hedhim si dhe djersen e lojtareve dhe stafit tone te cilet ashtu si edhe ne jemi te penalizuar shume nga ky vendim i FIFA-s.
Kerkoj qe te gjendet nje rruge e domosdoshme bashkepunimi midis FSHF-s dhe MTKRS-se, dhe duke mos dashur te behem pale me askend nuk mund te paragjykoj asnje nga palet, por si anetar i FSHF, dhe ne baze te se drejtes qe gezoj nga ky status i te qenit anetar i FSHF-se i kerkoj ketij institucioni te hedhi hapat e domosdoshëm per heqjen e ketij penalizimi, dhe per te shmangur keto probleme ne te ardhmen sot propozova dhe diskutova per ceshtjen e ngritura si me poshte. Besoj se keto kerkesa dhe shume kerkesa te tjera qe do te lindin nga cdo anetar tjeter duhet te diskutohen dhe hidhen per miratim ne Asamblene e Jashtezakonshme, kaq shume e domosdoshme.
* * * *
KERKESE
Tirane, 27.03.2008
Drejtuar: Federates Shqiptare te Futbollit
Komitetit Ekzekutiv
Nga: Klubet e Futbollit te Superliges
Lenda: Paraqitja e kerkesave per disa ndryshime ne statut
Ne, klubet e futbollit te Superliges, paraqesim sot kerkesat tona duke patur si parim, ndryshimin e mjedisit vetem ne te mire te Futbollit ne Shqiperi. Ne bisedimet me te fundit qe kemi bere me ju si ndrejtues te FSHF per problemet e shfaqura kohet e fundit, sot po ju paraqisim nje draft me kerkesa qe duhet te meren parasysh dhe te miratohen ne nje kohe sa me te shpejte te mundshme.
Se pari duhet tu kerkojme ndjese te gjithe dashamiresve te futbollit per miratimin e statutit qe ne si anetare kemi bere vitin e fundit. Theksojme se kete hap te gabuar e kemi hedhur nga besimi verbal qe kemi patur tek ju si drejtues te FSHF, se gjithcka qe ju kishit perpiluar ne statut ishte ne mbeshtetjen te anetareve, por realisht eshte bere e kunderta.
Duke marre shkas nga vendimi i FIFA-es dhe UEFA-es midis te tjerave edhe "…heqjen e te drejtes se klubeve shqiptare per tu perfaqesuar ne kompeticionet Europiane…", gjendjes se veshtire qe po kalon futbolli pas ketij vendimi kerkojme:
I. Marrjen e te gjitha hapave per heqjen e pezullimit nga FIFA dhe UEFA sepse me te demtuarit ne kete vendim jemi direkt ne investitoret e klubeve
II. Vendosjen e dates per mbledhjen e Asamblese se Jashtezakonshme, perpara dates 30 prill 2008 i cili eshte edhe afati i fundit i mbledhjes se asamblese se zakonshme. Asambleja e Jashtezakonshme duhet te kete si rend te dites miratimin e ndryshimeve ne statut per kerkesat e meposhtme:
1. Heqjen e te drejtes qe ka Komitetit Ekzekutiv per ndryshimin e kalendarit te aktiviteteve futbollistike pas fillimit te sezonit, kete te drejte ndryshimi te kalenderit pas momentit te fillimit te aktiviteteve ta kene vetem anetaret pjesemarres sipas kategorive.
2. Te ardhurat e FSHF ne nje mase prej 30% te shumes, panvaresisht burimit te tyre te shperndahen tek ne anetaret e saj, kjo ne baze te nje skeme qe duhet diskutuar.
3. Ndryshimet ne statut per kufizimin e mandatit te presidentit te FSHF, jo me shume se dy mandate
4. Heqjen e te drejtes se votes anetareve fantazem, te shoqatave te ndryshme te cilat deri tani konsiderohen te njejte me klubet e futbollit
5. Ndryshimet ne nenin qe u heq te drejten klubeve per shitjen e te drejtes televizive, e drejte kjo qe i rrjedh nga legjislacionit shqiptar per shoqerite aksionere
6. Ulje te shpenzimeve per anetaret e Komisionit Ekzekutiv, sipas kartes olimpike
7. Uljen e shpenzimeve te FSHF ne pagesa te stafit e cdo pagese tjeter te pa arsyeshme, deri edhe ne reduktimin e stafit
8. Te ritet vlera e shperblimit ne cdo fund sezoni per klubet, kjo ne baze te rezultateve te arritura.
9. Njohja e anetareve te FSHF per ceshtjet financiare, jo vetem ne Asamblene e Zakonshme por disa here gjate periudhes midis dy asambleve, bazuar ne nenin 9
10. Komisioni i kontrollit te brendshme per ceshtjet financiare duhet te kete si anetare te tij perfaqesues klubesh dhe jo vetem punojes te FSHF-se.
Marre nga www.fkpartizani.al