Shala: “Flamuri im është ai shqiptar”
Autori i Lajmit: red.
Atletja shqiptare Klodiana Shala, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Pekinit është shprehur dje se “Për fat mund të thuash kur fiton medalje nga vendi i dytë në vendin e parë, por unë shkoj për herë të tretë në Olimpiadë, kështu që nuk besoj se është fat, por është puna që unë kam bërë gjatë gjithë këtyre viteve në vazhdimësi”. Ajo ka sqaruar gjithashtu edhe arsyet se përse zgjodhi Greqinë fqinje për përgatitjen paraolimpike të saj, duke thënë: “Unë kam që më 2003, që para Olimpiadës Athinë 2004, që jam stërvitur dhe vazhdoj të stërvitem në Athinë për të vetmen arsye se aty më kanë krijuar kushtet optimale, ndihem mirë dhe stërvitja më shkon perfekt në ambientet ku unë stërvitem në kompleksin olimpik që ka ndërtuar shteti për sportistët që marrin pjesë për olimpiada”. Gjithashtu atletja shqiptare tha më pas se “Jam me fat do të thoja, goxha me fat, por është dhe fat dhe nganjëherë stresuese kur punojnë burrë e grua bashkë, sepse të dy kërkojnë maksimumin në stërvitje kështu që normalisht unë ndihem mirë kur unë bashkë me Taulantin që në 2002 kemi filluar të dy stërvitjen, ai si trajneri im, kam pasur goxha rezultate në Evropë”. Klodiana ka shpjeguar edhe arsyet se përse pati kohë më parë konflikt me pjesëtarët e Federatës së Atletikës dhe KOKSH-it, dhe arsyet se pse kërcënoi për largim dhe garim me Greqinë. “Unë doja të thoja diçka, para pak ditësh u ktheva nga Kampionati Evropian dhe më erdhi mirë që këta anëtarë të kryesisë ishin bashkë me mua në këtë udhëtim në Kampionatin Evropian. Oferta kam pasur dhe vazhdoj të kem, nuk është ndonjë çudi, jo vetëm unë, por gjithë sportistët shqiptarë, sepse dihet që ne kemi talent, se të dalësh siç është Sahiti apo Lindita në qitje dhe të dalësh nënkampion bote, në këto kushte, nuk është pak. Në Sllovaki që ishin në Kampionatin Evropian ishin të gjithë përfaqësuesit e Evropës, Presidentët dhe sekretarët dhe të gjithë u thoshnin këtyre anëtarëve të kryesisë se Klodianën ju e keni një shembull për Shqipërinë, por nuk është çudi që ne të kërkohemi nga shtetet e tjera”,- shpjegoi Shala. Për sa u përket shpresave të saj për një medalje në Pekin ajo tha: “Jo, medalje në Olimpiadë nuk bëhet fjalë, sepse është një konkurrencë e madhe, sidomos në atletikë është e pamundur, sepse unë konkurroj me 150 sportistë në garën time, por për mua që të kaloj turin është një sukses shumë i madh si për mua ashtu edhe për atletikën shqiptare”.
Sezoni futbollistik 2008-2009, FSHF ndan stadiumet për kryeqytetasit
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008