Subvencionohen nga shteti 5 mijë fermerë
Autori i Lajmit: red.
Rreth 5 mijë fermerë kanë përfituar subvencione nga shteti, që llogaritet në shumën totale prej 1.5 miliard lekë, për periudhën 2007-2008, bënë të ditur burime nga Ministria e Bujqësisë. Sipas MBUMK, skema e subvencionimit për rritjen e prodhimit bujqësor vendas, zëvendësoi në fillim të vitit 2007, projektin “naftë pa akcizë” i cili rezultoi ineficient dhe aspak transparent për furnizimin e fermerëve me karburant pa akcizë. Nga të dhënat zyrtare rezulton se, vetëm nga kjo mbështetje e drejtëpërdrejtë subvencionuese e fermerit shqiptar, është shtuar me rreth 2500 ha sipërfaqe me vreshta e pemtore. Skema e subvencionit të bujqësisë, po vazhdon zbatimin sipas programit të MBUMK-së , ndërkohë që efektiviteti i këtij projekti, pritet të shihet vitin tjetër, kur pritet nga Qeveria shtimi përsëri i këtij subvencioni për zhvillimin e bujqësisë.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008