Torres arsyeton largimin nga Anfield

Fernando Torres ka thënë se tifozët e Liverpoolit nuk janë në dijeni për arsyet e vërteta të transferimit të tij në Chelsea.
Torres shkëmbeu Anfield Roadin me Stamford Bridge në janar në kalim që dëshpëroi tifozët e Liverpoolit që kritikuan spanjollin në përballjen e klubeve, disa ditë pas transferimit të tij te gjiganti londinez. Por, Torres insistoi se tifozët nuk i dinë arsyet e largimit të tij.
“Tifozët e Liverpoolit kanë dëgjuar vetëm tregimin që ua ka dhënë klubi por nuk e dinë ngjarjen e vërtetë”, tha Torres për Marca.