E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta ndihmon klubin e fëmijërisë

Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta ka vendosur të ndihmojë financiarisht klubin e tij të fëmijërisë Albacete që gjendet në krizë të thellë.

Iniesta është bërë njëri prej donatorëve në klubin që aktualisht garon në ligën e tretë spanjolle. Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Albacetes, Aurelio Milla duke shtuar se fusha stërvitore e skuadrës do të mbajë emrin e Iniestas.

Nuk është bërë e ditur shuma e dhuruar por mediet spanjolle kanë raportuar se bëhet fjalë për 1.2 milionë euro. Iniesta si fëmijë stërviti në Albacete para transferimit në Barcelonë si 12 vjeç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›