E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bledar Devolli nënshkruan me Tiranën

Bledar Devolli është blerja e fundit e Tiranës. Ish-mesfushori gjirokastrit i Partizanit nënshkroi të enjten kontratën me presidentin e 23-herë kampionëve të Shqipërisë, Refik Halili, dhe nga dita e premte do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bllazhe Slishkovic.
Ish-futbollisti i Teutës është një emër i njohur në ambientin bardheblu, pasi la luajtur për Tiranën në sezonin 2000-2001, ku fitoi Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën.
Gjatë karrierës së tij, qysh nga debutimi i tij me Luftëarin, më 27 prill 1996 (kur ishte vetëm 18-vjec), 30-vjecari Devolli ka luajtur për fanellat e Luftëtarit (2 herë), Bylisit (2 herë), Tiranës, Vllaznisë, Lushnjës, Elbasanit, Teutës e sezonin e fundit me Partizanin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›