E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emir Ujkani e Hasanga Rire ne prove te Tirana

Tirana është shndërruar në "kantier testimesh" në ditën e dytë të stërvitjes nën urdhrat e trajnerit të ri, boshnjako-kroatit Bllazhe Slishkovic. Dy të ardhurit e rinj te 23-herë kampionët e Shqiëprisë janë qendërmbrojtësi Emir Ujkani (189 cm) dhe lojtari i përfaqësueses olimpike të Kamerunit, mbrojtësi i majtë 19-vjecar, Hasanga Rire, i cili luan edhe si mesfushor i majtë.
Mbiemri Ujkani, nuk është i panjohur për ambientin futbollistik shqiptar, pasi Emiri (ne foto) është vëllai i portierit të Palermos dhe Kombëtares U-21 shqiptare, Saimir Ujkanit. Emiri, 22-vjec, vjen nga klubi belg i kategorisë së dytë, Totrik.
Dy lojtarët kanë ardhur te Tirana të rekomanduar nga agjencia më e madhe e shqiptare e transferimit të lojtarëve "Vata Vision Football Management", e cila drejtohet nga menaxheri i njohur i FIFA-s, Rudi Vata, ndërkohë që i pranishëm në stërvitjen e bardhebluve ishte i pranishëm edhe menaxheri Mario Cenolli, i cili punon për këtë agjenci prestigjioze.
Në stërvitjen e sotme, të dy lojtarët ishin pjesë e grupit prej 44 lojtarësh që po vëzhgohen imtësisht për vlerat e tyre nga trajneri Slishkovic dhe ndihmësi i tij, Misho Kritishevic, por dhe nga stafi ndihmës shqiptar te Tirana, Sulejman Mema, Indrit Fortuzi e Alban Tafaj (i cili bëri edhe rolin e gjyqtarit në katër minindeshjet e zhvilluara).
Si Ujkani ashtu dhe Rire lanë një përshtypje të parë pozitive me atë cka paraqitën në stërvitje, por një mendim i plotë për ta do të jepet pas dy-tri ditëve. Trajneri Slishkovic ka krijuar një përfytyrim të tij pas dy ditëve stërvitje.

Qendërmbrojtësi Emir Ujkani (189 cm)
Për Albania-sport.com ai thotë: "Jemi duke bërë testime me lojtarët e rinj që vijnë nga ekipet e moshave të Tiranës, por dhe nga skuadrat e tjera. Gjatë këtyre ditëve do të bëjmë të tjera ndeshje brenda grupit. Brenda këtyre 35-40 lojtarëve kemi spikatur pesë apo gjashtë lojtarë të mirë, të cilët mund të japin kontribut për Tiranën. E them me bindje se janë disa lojtarë shumë te mire, por na duhen edhe disa ditë, përpara se te nisemi në Maqedoni (17 korrik)".
"Përsa i përket dy lojtarëve të rinj që kanë ardhur nga kampionatet e huaja, atë nga Belgjika (Ujkani) dhe tjetri nga Kameruni (Rire) përshtypja e parë është e mirë, por më duhet t'i shoh edhe dy-tri ditë për të dhënë vendimin përfundimtar, pasi kanë luajtur vetëm 40 minuta lojë. Por do të shohim, besoj se brenda grupit të lojtarëve që po testohen ka disa lojtarë. Jemi duke ndërtuar skuadrën dhe lojtarë që kanë luajtur në Europë janë të dobishëm", - thotë në gjuhën italiane Slishkovic, i cili jashtë mikrofonit thotë se lojtarët kishin vlera dhe mund të ishin përforcime të mira për Tiranën.

Mbrojtësi i majtë 19-vjecar, kamerunasi Hasanga Rire
Gjashtë lojtarët që kanë nënshkruar kontrata me Tiranën: Rezart Dabulla, Jetmir Sefa, Arbaham Alcheveny, Lekë Kcira, Florenc Arapi e Erald Deliallisi kamë punuar më vete nga grupi i lojtarëve, duke u stërvitur nën drejtimin e ndihmëstrajnerit Kritishevic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›