Bledar Kola: “Ja prapaskenat e talenteve greke”

Nga Fatjon Kodra
Ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Bledar Kola, i cili jeton prej shumë vjetësh në Greqi, ka "thyer" më në fund heshtjen e cuditshme për mediat shqiptare që zgjaste prej shumë kohësh. Në fakt, nuk është se Kola kishte vendosur të mos fliset, por ai kishte qëndruar në hije, duke mos u ekspozuar shumë dhe duke vijuar karrierën si trajner në Akademinë e AEK-ut. Pas shumë përpjekjesh "Panorama Sport" kontaktoi me ish-futbollistin, i cili pranoi të jepte një intervistë ku foli për cështjen e talenteve greke si Sotir Nini dhe Panajot Kone. Gjatë bisedës, Kola nuk la pa përmendur edhe kombëtaren shqiptare. Me cfarë po merret aktualisht Bledar Kola? Prej 2-3 vjet punoj në Akademinë e klubit të AEK-ut të Athinës, ku jam shumë i respektuar. Aktualisht, punoj në postin e trajnerit në ekipin e dytë, që është ekipi i të rinjve dhe merrem gjerësisht me zbulimin e talenteve. Kam zbuluar lojtarë si Panajot Kone, i cili do të jetë një lojtar i famshëm brenda një periudhe të shkurtër, pasi ka shumë talent. Ky ëhstë misioni im, të afroj pranë klubit lojtarë të rinj që kanë të ardhme. Sa informoheni për atë cka ndodh në futbollin shqiptar? E ndjek Shqipërinë, qoftë nëpërmjet internetit duke ndjekur sajtet për sportin shqiptar, ndërkohë që flas shpesh me shokë të mi të vjetër si Astrit Hafizi, Ilir Shulku apo edhe persona të tjerë me të cilët komunikoj vazhdimisht dhe që më informojnë për gjithcka ndodh. Ndërkaq, unë vij të paktën 2-3 herë në vit në Shqipëri për të për të zbuluar talente të Superligës. Po kombëtaren shqiptare e keni ndjekur? Ndeshjet e kombëtares i kam ndjekur vetëm nëpërmjet rezultateve, nëpërmjet shkrimeve nëpër gazeta, pasi nuk kam pasur kohë t'i ndjek ‘live', por jam i informuar për gjendjen e skuadrës. Nuk i kam ndjekur dot nëpërmjet televizorit për arsye pune sepse nuk kam kohë. Në shumicën e rasteve, ora e ndeshjes më gjen në një fushë duke stërvitur të rinj apo në një stadium duke vëzhguar talente. Kam shumë pak kohë të lirë. Mund të na jepni një vlerësim për trajnerin Oto Baric? Për trajnerin Oto Baric, e vetmja gjë për të cilën mund të flas është eksperienca e tij e madhe në fushën e trajnigut dhe karriera e pasur, që tregon qartë se cili është. Unë kisha dëshira të bëja dy sugjerime; e para, të vëzhgojnë dhe të marrin në kombëtare lojtarë të rinj kudo që janë qoftë aty qoftë dhe në shtete të tjera si Gjermani, Itali, Holandë, Greqi. Mendoj se ky është dhe problemi kryesor. Prej shumë kohësh vë re se nuk janë afruar të rinj. Nuk është vetëm problem i Baricit, duhet që këta lojtarë të luajnë si titullarë në Superligë që t'i jepet mundësia Baricit t'i evidentojë. Pasqyra më e mirë e nivelit të kampionatit dhe futbollit shqiptar, është kombëtarja. E dyta, padyshim ajo që kam vënë re është se kohët e fundit është drejtimi drejt mbrojtjes gna kombëtarja. Mentaliteti i futbollit shqiptar është sulmues. Duhet t'i kushtojmë rëndësi mbrojtjes, por i duhet dhënë një drejtim serioz sulmit nga gjithë trajnerët që merren me futbollin shqiptar. Një vlerësim i vogël është ky, sepse unë jam larg dhe mendoj se nuk më takon të bëjë kritika. Dimë që i kenis "sponsorizuar" shumë të rinjtë, sic keni bërë në rastin e Malindit? Malindin kam pasur mundësi ta shohë para më shumë se një viti, por jam i bindur se mund të gjejmë si Malindi dhe në Durrës, Elbasan, Shkodër. Shqiptarët janë në ngritje shumë tek moshat e vogla. Duke pasur si synim këtë gjë, mendoj se është ky problemi kryesor. U duhet dhënë shumë hapësirë. Ka lojtarë të rinj që mund të luajnë dhe të bëjnë karrierë në skuadra të mëdha dhe nga ana tjetër është problem në përgjithësi në futbollin shqiptar. Nini dhe Kone, dy talente shqiptare që përfaqësojnë Greqinë. Ju që jeni në Greqi si e shpjegoni këtë firo kuqezi, pse ndodh? Nini dhe Kone janë lindur e rritur në Greqi dhe kanë dëshirë të vazhdojnë jetën aty. Në një të ardhme 10-vjecare është e sigurt se do të dalin 2-3 talente nga emigracioni shqiptar. Për rastin e Ninit, të cilin unë e vëzhgoj këtu e tre vjet, ashtu si edhe Renaldo Ramën apo edhe Panajot Konen, Federata Shqiptare bëri c'është e mundur, qoftë dhe Petro Ruci, që është i dërguar për të gjetur talentet. Cështja është se Sotiri duke u rritur këtu zgjodhi që të luante me skuadrën greke. Në këtë situatë asnjë nuk është në faj. Ishte dëshira e Sotirit të luante këtu. As ai nuk është në faj, as Federata nuk është në faj. E njëjta histori edhe me Konen. Si Sotiri apo Panajoti në këtë moment në Greqi janë 4-5 talente fantastike shqiptare. Këto emra ia kam thënë Petro Rucit. Skeda personale Emri: Bledar Kola Datëlindja: 1972-08-01 Pozicioni në fushë : Mesfushor Kombësia: Shqiptare Shtetësia: Shqiptare, Greke Klubet ku kua luajtur: Apollon Smirni, Kallithea, AEK Athinë, Panathinaikos, Panargeiakos Argos, Partizani Tiranë Statusi: Ish-lojtar i kombëtares shqiptare Profesioni aktual: Trajner Klubi aktual: AEK Athinë