E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani, kujtime të “kuqe” kundër Braunschweig

Nga Dash Frashëri
Albania-sport - "Në Ligën e Dytë nuk ka kurrë kundërshtar të lehtë". Ky është konkluzioni i Edmund Beker, trajnerit të Karlsruhes dhe Edmond Kapllanit. Kryesuesit e Bundesliga 2 do të ndeshen nesër kundër Eintracht Braunschweig ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare Bekim Kastrati (nuk figuron në listën e trajnerit Willi Reimann). Takimi do të luhet në "Wildparkstadion" (ora 14:00) dhe Ede Beker kërkon përqendrim maksimal nga ekipi i tij. Sulmuesi kuqezi Edmond Kapllani, autori i 11 golave në Bundesligë, do ta nisë takimin nga minuta e parë, por në krah të tij do të jetë jo Sebastein Freis (i dmëtuar), por Jiri Kaufman, duke patur pas shpine Giovanni Federico. "Kundër Braunschweig do të zhvillojmë plotësisht një lojë ofensive. Objektivi ynë janë vetëm tri pikët", citohet Beker nga siti gjerman ka-neës.de Sezonin e kaluar Karlsruhe fitoi 7-0 me Braunschweig, ndërsa Edmond Kapllani ishte autori i dy golave dhe dy asistëve, duke u vlerësuar nga "Kicker" me notën maksimale "1" dhe "Lojtari më i mirë i javës". Trajneri Beker duke folur për faqen zyrtare te Karslruhe, ksc.de, pohoi se fitorja e atëhershme (7-0), ishte një sinjal fals, pasi tani Eintracht Braunschweig është një tjetër ekip. Takimi në fazën e parë midis dy ekipeve përfundoi në barazim 2-2. Por, nëse Bekim Kastrati shëni golin e parë dhe të vetëm sezonal (u dëmtua rëndë në gju), Edmond Kapllani u ndëshkua me karton të kuq. "Ne (Eintracht) jemi të fundit, ata (Karlsruhe) në vend të parë", është shprehur Reimann për faqen zyrtate të klubit. "Por unë jam i bindur se ne do të bëjmë një lojë sulmuese" Karlsruhe kryeson kampionatin e dytë profesionist me 45 pikë në 21 takime, ndërsa Eintracht Braunschweig ka grumbulluar vetëm 13 pikë, në po aq takime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›