Kraft: “Salihi, një lojtar me pasaportë të madhe”

Nga Dash Frashëri
Albania-sport - Kampionati austriak pritet të rifillojë më 24 shkurt (Java 22) dhe SV Ried, skuadra e re Hamdi Salihit, do të jetë mysafire i Sturm Grac. Sulmuesi shqiptar konsiderohet nga trajneri Helmut Kraft, si një nga blerjet më të rëndësishme dimërore. Trajneri Kraft është optimist se tani nuk bëhet më fjalë për të rënë nga Bundesliga 1 austriake, por të kapur vendin e 4 ose të 5. "Ne nuk duhet të shikojmë pas", citohet Kraft nga siti sport1.at. "Kush shikon prapa, harron të hedh një sy përpara. Ne dëshirojmë të orientohemi gjithmonë nga e ardhmja. Për këtë është shumë më mirë të themi se do dëshirojmë të arrijnë vendin e katërt ose të pestë". A do të ndikojë Salihi me aftësinë e tij të rrallë për të shënuar, në një repart që ishte shumë problematik në fazën e parë. Në ndeshjet miqësore, shkruan siti austriak, Salihi u tregua në lartësinë e besimit që klubi priste nga ai (4 gola), dhe për të u interesua klubi më i famshëm austriak Rapidi i Vjenës. Trajneri Kraft edhe njëherë tjetër është shprehur me tone të ngrohta për shqiptarin 23-vjecar: "Salihi është një mesfushor-sulmues tipik me cilësi të ralla golashënuesi. Në zonën e rreptësisë ai ka aftësia shumë të mira parashikuese, ai ka një "hundë" gjahtari për këtë, por dhe mund të cojë të tjerët te goli. Dhe cfarë është nuk është shumë tipike, për lojtarët shqiptarë, për shembull për një mesfushor sulmues, ai është shumë luftarak dhe miqësor me lojën taktike. Ai vjen në skuadër me një pasaportë të madhe dhe për të dhënë ndihmën e tij". Por, e gjithi shtypi austriak sportiv shtron një pyetje të përbashkët: A do të vuajë Salihi presionin e një emri si Kuljic, një figurë futbollistike që mund të shkatërrojë imazhin e shqiptarit. Edhe njëherë tjetër Kraft hedh në treg argumentin mbrojtës: "Ne do t'i japim atij kohën e mjaftueshme, ai ka me ne një kontratë afatgjatë. Ne nuk dëshirojmë që fusim në formacion në tre ose katër javët e para. Unë besoj, se me këtë lloj sigurie do të behet më e lehtë, që të shpëtojë nga presioni për të shënuar qysh në takimet e para golat e nevojshëm". Gjatë ndeshjeve miqësore trajneri Kraft ka përdorur një skemë të njohur: Salihi nga minuta e parë me serbin Damjanovic si alternativë zëvendësimi.