E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transferimi i Bogdanit, në sondazhet e tifozëve italianë

Kastriot Gjini
Albania-sport - Një sondazh i bërë nga faqja italiane calciomercato.com, me temë transferimet më të bujshme të kampionatit italian, sondazh ne te cilin votuan tifozët, dha shumë të reja interesante, për mendimin e tifozëve për sa i përket kalimeve te lojtarëve nga njëra skuadër në tjetrën. Më interesante ishte kur pamë rezultatet e këtij sondazhi. Në kalimet më të bujshme, tifozët kishin votuar dhe për bomberin shqiptar Erjon Bogdani (1 përqind). Kalimi i Ronaldos nga Reali tek Milani, quhet si boomi me i madh i merkatos së janarit, më pas vjen suedezi Wilhelmsson, G. Rossi e me rradhë. Rezultatet e Sondazhit: Ronaldos tek Milani (36%). Wilhelmsson tek Roma (21%), Giuseppe Rossi tek Parma. (12%) Oddo Milan (7%), Cavani Palermo & Jimenez Lazio (5%), Di Vaio Genoa (3%), Fiore Livorno & Leon Genoa, Tavano Roma, Matusiak Palermo (2%), Bogdani Chievo, Cesar Livorno dhe Maccarone Siena (1%).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›