Indrit Fortuzi gati kundër Altin Haxhit

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Albania-sport - Skuadra e Iraklisit të Selanikut, sapo ka mbaruar përgatitjen për ndeshjen kundër Ergotelisit. Një ndeshje ku do kemi mundësi të shohim dy lojtarët shqiptarë: Indrit Fortuzin e Iraklis dhe Altin Haxhin e Ergotelisit. Është një ndeshje ku të dyja skuadrave u duhet 3-pikëshi për të sigururar mbijetesën në Superligen greke. Trajnerit të ri të Iraklisit, Ivan Jovanic, i erdhi një lajm i mirë, që ka të bëje me Indrit Fortuzin. "Zogu", i cili deri në ditën e sotme nuk dihej nëse do të rikuperohej nga tërheqja në kofshë, të cilën e kishte pësuar në një nga stërvitjet e radhës, përfundimisht do të jetë gati për "derbin e shqiptarëve". Nuk dihet nëse Fortuzi do të jetë në 11-shin titullar, pasi edhe trajneri Jovanovic nuk pranoi të fliste për median greke për formacionin fillestar. Në këtë ndeshje nuk do të jenë lojtarët më të rinj të Iraklisit, shqiptarët e ardhur nga Besa e Kavajës, Andi Lila dhe Elvis Kraja, te cilët sipas faqes zyrtare te Iraklisit, iraklis-fc.gr, po ndjekin një program stërvitjeje atomik që ka të bëjë me arritjen e disa parametrave të caktuar në kondicionin fizik të tyre. Altin Haxhi në fazën e parë të kampionatit i dha fitoren skuadrës së tij, Ergotelis me një gol të mrekullueshëm: një goditje direkt faulli nga rreth 40 metra. Edhe mbrojtësi anësor i kombëtares shqiptare, veterani Altin Haxhi vuajti nga një dëmtim të pësuar gjatë ndeshjes së javës së kaluar të kampionatit grek, por e morri veten gjatë fundjavës. Në skuadrën ishullore të Kretës, Altin Haxhi është një nga pikat më të forta të skuadrës. Mungesa e tij në një ndeshje sjell shumë probleme tek skuadra e Ergotelis. Sipas trajnerit të Ergotelis, Nikos Karagjeorgiu, skuadra e tij nuk mund të zëvendësojë plotësish një lojtar me eksperiencë si Altin Haxhi. "Kur Altini mungon, skuadrës i krijohen shumë vështirësi", është shpehur Nikos Karagjeorgiu për median greke. "Do të luajmë një ndeshje shumë të vështirë të dielën. Të gjitha ndeshjet nga fillimi deri në fund të kampionatit janë shumë të rëndësishme për ne", është shprehur Karagjeorgiu për sitin grek sportime.gr. Të dyja skuadrat si Ergoteis, ashtu dhe Iraklis janë në luftë për të siguruar mbijetesën në Superligën greke. Ergotelis ndodhet në vendin e 13 me 24 pikë, ndërsa Iraklis ndodhet në vendin e 15 (parafundit) me 22 pikë.