Sotir Nini vendos rekord në Kupën UEFA
.jpg)
Nga Greqia, Kastriot Gjini
Albania-sport - Sotir Nini vazhdon të vendosë rekorde në futbollin grek. Pas golit të realizuar si lojtari më i ri në moshë që shënon në kampionatin profesionist grek, shqiptari nga Himara, që pak ditë më parë u shndërrua në 100% grek, vendosi një tjetër rekord historik për Greqinë: Lojtari i Panathinaikosit, shkroi një tjetër rekord personal në këtë ndeshje, duke u bërë lojtari më i ri i një skuadre greke që aktivizohet në një ndeshje të kupave të Europës . Mesfushori me origjinë nga Shqipëria, Sotir Nini ishte dhe figura e ndeshjes së Panathinaikosit kundër skuadrës franceze Lens. Pavarësisht rekordeve që Nini po vendos, duket se më shumë po e interesojnë më shumë humbjet e skuadrës së tij. Madje në prag të derbit të Athinës kundër AEK, himarjoti Nini, i cili do të luajë kundër tiranasit të natyralizuar si grek, Panajot Kone, u shpreh: "Më në fund duhet të fitojmë, sepse gjithmonë luajmë mirë por humbasim" * * * Gjatë një interviste të shpejtë për sportime.gr, Sotir Nini tha: Nini, je lojtari më i ri që është aktivizuar në ndeshjet për Kupat e Europës, cilat janë ndjenjat tua për këte dhe cilat janë ndjenjat e një debutimi me humbje të Panathinaikosit? - Bëmë gjithcka që ne mundëm, bëmë më të mirën dhe besoj se meritonim një rezultat tjetër. Por cfarë të bëjmë, ky është futbolli. Dëshiron të thuash dicka për sa i përket rekordit tënd? Nuk është ndonjë gjë e madhe. Është një rekord që një ditë do të thyhet nga një lojtar tjetër. Në vazhdim, ju pret një ndeshje shumë e vështirë kundër skuadrës së AEK-ut, një luftë për vendin e dytë dhe për një vend në Champions League. - Kjo është e vërtetë, është një ndeshje shumë e vështirë. Duhet te luajmë shumë mirë kundër AEK-ut dhe më në fund të marrim një fitore pasi gjithmonë luajmë mirë por nuk ja arrijmë të fitojmë.