Futbollistët e pavlerësuar të kampionatit shqiptar

Nga Bledar Kuka
Lojtari më i shtrenjtë i kampionatit kroat të futbollit është Eduardo Da Silva i Dinamos së Zagrebit, me vlerë 7.7 milionë euro. Këtë lajm e jep gazeta më e madhe kroate, "Vecernji List", që shton se vlera e gjithë skuadrës zagrebase është 31.8 milionë euro. Dinamo ka diferencë të madhe me vendin e dytë, Hajdukun (14.1 milionë euro), ndonëse ky kryeson kampionatin. Problemi për ne është se në kampionatin shqiptar nuk dihet sesa vlejnë futbollistët. As Tirana, skuadra më e pasur e vendit tonë, as kryeqytetaset e tjera, Partizani e Dinamo, as Vllaznia apo Teuta, për të mos folur për të tjerat, nuk e kanë idenë se cfarë bëhet në këtë drejtim. Një nga ish-zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit, Adriatik Gjashta, thotë se kjo vjen për shkak se tregu i futbollit është informal. "Tregu është informal, - thotë ai, - sic ekziston informaliteti në gjithë ekonominë shqiptare". Gjashta sqaron se lojtari ka një vlerë tregu dhe një vlerë kontraktuale, ndaj në asnjë mënyrë nuk mund të jetë pa vlerë. "Lojtari ka një vleftë, - thotë ai, - duhet ta ketë që në kontratën që dorëzohet në federatë, sepse po të mos e ketë në kontratë, i bie që kjo kontratë të jetë e paligjshme". "E vetmja vlerë që mund të nxirret te ne, - vazhdon Gjashta, - është vlera e kontratës, pasi vlera e tregut nuk ekziston. Problemi është sesa e vërtetë është kjo kontratë, pasi besohet se pagesat e lojtarëve vihen poshtë asaj që është reale, për të shpëtuar nga tatimet". Ish-shefi i Sektorit të Jashtëm në FSHF habitet se përse lojtarët nuk kanë vlerë tregu as në disa klube që janë kthyer në shoqëri aksionere. "Të mendosh se një pjesë e klubeve shqiptarë janë shoqëri aksionere dhe do ishte normale që të kishte edhe vlerë tregu të futbollistëve, por më e saktë do të ishte të thuhej se futbollistët edhe te ne kanë vlerë, por ajo nuk u dihet", - përfundon ai.