Policia turke kapi 250 kg heroinë

Policia turke në një operacion të gjerë në Stamboll ka zbuluar 250 kilogram drogë heroinë, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anatolia.
Siç bëhet e ditur, gjatë këtij operacioni të organizuar mirë janë arrestuar 21 persona, ndërsa janë konfiskuar edhe një numër i madh pronash dhe vetura luksoze.
Operacioni ishte përgatitur kundër grupit që po merrej me trafikimin ndërkombëtar të drogës. Në mesin e të arrestuarve është edhe lideri i grupit me inicialet S.D, ndërsa dyshohet se në mesin e kontrabanduesve ka edhe shtetas të vendeve evropiane dhe ballkanike.
Turqia është një rrugë kryesore tranziti për kontrabandën e drogës nga Azia dhe Lindja e Mesme. për të tregjet e Evropës Perëndimore.
Gjeneral i policisë turke, Jashar Buyukant deklaroi se gjatë pesë viteve të fundit janë kapur një total prej 112 ton të drogës, duke përfshirë 35 ton heroinë, 62 ton hashash dhe 15 ton morfinë, etj.