E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blendi Klosi - “Sot po bëhet beteja për jetën”



Deputeti Blendi Klosi, i cili la grevën e urisë 3 ditë më parë, tha në mitingun e mbrëmshëm se, në çadrat e ngritura para Kryeministrisë po bëhet një betejë për jetën. “Të vazhdojmë të mbështesim këta grevistë që do hyjnë në histori si heronj”, tha Klosi. Sipas tij, beteja e nisur në atë tendë, është betejë për të vërtetën. “Në këtë çadër sot, bëhet beteja për jetën, është një betejë për të vërtetën”. Nga greva e urisë foli edhe deputeti Taulant Balla, i cili falënderoi mbështetësit e opozitës teksa shtoi se “greva do të vazhdojë deri në ditën që demokracia do të triumfojë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›