Lohan: Dialogu të bëhet vetëm në Kuvend
Ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë Helmut Lohan përsëriti dje kërkesën për një dialog vetëm brenda Kuvendit. Lohan tha se BE pret zgjidhjen e situatës politike vetëm nga një dialog konstruktiv mes dy palëve. "Nëse do të hidhnim vështrimin prapa distanca e bërë është mjaft e madhe, por po të vështrojmë para rruga që duhet bërë është e jashtëzakonshme. Fushat ku duhet bërë përparim janë ato të sundimit të ligjit, të funksionimit të gjyqësorit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me rëndësi janë edhe kapacitetet për zbatimin e legjislacionit që ndodhet në letër. Një prej fushave ku do të donim përparim është fryma e dialogut politik konstruktiv që është i nevojshëm që Shqipëria të ecë para drejt Bashkimit Evropian. Ne duam të shohim frymën e dialogut konstruktiv në një Parlament tërësisht funksional", u shpreh ambasadori Lohan.