E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligori: Matrioshkat e PD lëvizin gjuhën siç do Saliu



Në ditën e fundit të grevës, deputetet e PS-së dhe të PD-së janë përplasur në konferenca për shtyp mes tyre. Fillimisht deputetja e selisë blu, Albana Vokshi përshëndeti dje daljen nga greva të deputeteve Shega Ligori dhe Olta Xhaçka. “Në emër të grupit parlamentar të PD, dua të përshëndes vendimin e kolegeve të mia, deputete të PS, për t’u larguar, më në fund, nga çadra aspak dinjitoze, e ngritur në mes të bulevardit të Tiranës nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës njëkohësisht Kryetari i PS, Edi Rama”, tha Vokshi. Por i menjëhershëm ishte reagimi i grave socialiste. Ligori replikoi duke thënë se “I themi të gjithë matrioshkave ruse, që të vetmen meritë kanë të lëvizin gjuhën siç Saliu dëshiron, që ne në atë çadër kemi hyrë për hir të fëmijëve tanë. Por ato zonja duhet që për hir të fëmijëve tanë, të heshtin”. Ndërsa sipas Xhaçkës “dua t’i rikujtoj koleges sime, se titulli njeri vlen më shumë se çdo hidrocentral edhe në këto kushte”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›