E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista me 442 ish-të përndjekur politikë që dëmshpërblehen



Erald Kapri

Qeveria miratoi dje listën e radhës me 442 ish-të përndjekur politikë, të cilët përfitojnë dëmshpërblimin financiar. Lista me në total 442 përfitues, përmban 405 ish-të përndjekur që kanë kryer burg politik. Sipas vendimit, 26 prej përfituesve janë ish-të përndjekur që kanë kryer dënim kapital me ndjekje. Njëkohësisht vendimi i Qeverisë përmban edhe një listë prej 11- ish të përndjekurish, të cilët nuk përfitojnë dëmshpërblim, për shkak se në të kaluarën kanë përfituar letra me vlerë, banesa etj., çka u zbritet nga dëmshpërblimi. Në listën e botuar nga gazeta sot, ndodhen emrat e përfituesve si dhe sasia e plotë e dëmshpërblimit financiar, të cilën ata do e përfitojnë më këste për 8 vite, siç e parashikon ligji. Vendimi i Qeverisë përmban edhe për ç'do përfitues sasinë e plotë të dëmshpërblimit që llogaritet me ligj, por ndërkohë edhe zbritjen e përfitimeve të mëparshme. "Masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve, me dënim kapital, të bëhet me këste, sipas kritereve e kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, "Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist", të ndryshuar", thuhet në vendimin e Qeverisë. Shuma e llogaritur transferohet në llogaritë bankare personale të të gjithë përfituesve.

LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›