Blendi Klosi del nga greva e urisë

Rëndohet më shumë gjendja e grevistëve opozitarë përpara kryeministrisë në ditën e 16-të të grevës së urisë.
Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm e kanë lënë grevën 3 persona, mes të cilëve edhe deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, shëndeti i të cilit është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.
Klosi është transportuar në spital ku do marrë ndihmën e parë mjekësore. Me 3 të larguarit e mëngjesit të sotëm, numri i grevistëve që kanë lënë cadrën për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ka shkuar në 44.