E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Keqardhje për grevistët, në kontrast me jetën luksoze të kreut frikacak Rama

Në një komunikim për mediat, deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, tha se patëm rastin dje të shihnim dështimin e radhës së Edi Ramës. “Të gjithë mundëm të evidentonim vetminë dhe braktisjen e madhe me të cilën është dënuar Edi Rama, nga populli i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë”, vlerësoi Doda, në një deklaratë për shtyp. Duke vijuar më tej, ajo u shpreh se kryetari socialist, i përbetuar se do vinte në shërbim të kauzës edhe trupin e tij, pasi foli e përfoli gjatë gjithë ditës grevën e urisë që do fillonte ai vetë, më të egrën e të gjitha kohëve, foli me një pjesë të punonjësve të tij të bashkisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, qau për fëmijët e grave që e kanë mamin pa bukë në mes të rrugës dhe më pas morri lule dhe vrapoi të hante supën e ngrohtë të mamit. “Zonja deputete! Siç jua patëm thënë disa herë me radhë sakrifica juaj ish e destinuar të ndeshej me zhgënjimin e sjelljes së një burri që ju la vetëm për disa herë me radhë në këtë teatër politik që ju po konsumoni përpara syve tanë”, theksoi zyrtarja demokrate. Sipas saj, qirinjtë e munguar të tortës së ditëlindjes së një fëmije janë një apel i madh për rikthimin pranë familjarëve tuaj, të cilët nuk e meritojnë këtë sakrificë për kapriçon e kryetarit tuaj. ”Pas dy javësh burgimi, sot ju keni vetëm konfirmimin e pasjes në krye të partisë suaj, të liderit më frikacak që ka pasur ky vend…I vetmi që ka frikë të hyjë në një grevë urie edhe pse e din që është e vetmja e këtij lloji, ku edhe pas dy javësh nuk do bjerë asnjë kile, madje do dalë më i shëndetshëm sesa kur ndiqte dietën e supës së mamit”, tha Doda. Sigurisht që sot, vijoi ajo, “nuk mund të themi asgjë tjetër veçse të rikonfirmojmë keqardhjen tonë, për kushtet e mundimshme ku deputetët çadristë kanë përfunduar, në kontrast të plotë me jetën luksoze të kryetarit frikacak Rama”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›