E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bleona Mata, 30 ditë e zhdukur



KUKES - Sot mbushen 30 ditë që nga zhdukja misterioze e Bleona Matës, vajzës 6-vjeçare nga Zapodi i Kukësit. Asnjë shenjë nuk është gjetur për vogëlushen e zgjuar nga fshati kufitar, duke bërë që fati i saj të mbetet enigmë. Familjarët e Bleonës, ashtu si dhe vetë hetuesit e kësaj çështjeje dyshojnë se bëhet fjalë për një rrëmbim të së miturës, por nuk ka ende ndonjë provë për t'i çuar drejt autorëve. Të vetmet persona, mbi të cilat bie përgjegjësi e zhdukjes së papritur të vajzës së vogël mbeten vajzat e reja që ndodheshin atë ditë me të në kullotë. Mes tyre halla e Bleonës dhe të afërm të saj. Me gjithë dyshimet e familjarëve dhe rrethanave në të cilat humbi 6-vjeçarja, prokurorët e Krimeve të Rënda nuk kanë ngritur asnjë akuzë ndaj tyre. Disa herë janë marrë në pyetje prej tyre, por misteri nuk është zbardhur, ndërsa familjarët e Bleonës jetojnë çdo moment me shpresën e kthimit të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›