E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shishe tekila me konstruktin e Henrisë



Për francezët mund të ketë qenë një dramë sportive, por irlandezët janë më të lumtur se kurrë pas disfatës së Kombëtares së Francës përballë Meksikës në Botëror, humbje e cila ka nxjerrë me një këmbë jashtë “gjelat”. Tashmë e gjithë Irlanda ka vendosur të nderojë Meksikën dhe traditat e këtij shteti deri në përfundim të këtij Botërori. Ideja e fundit e irlandezëve është krijimi i disa shisheve tekila të veçanta. Këto do të kenë pamjen e futbollistit francez, Tierri Henrisë, i cili falë golit të tij të shënuar me dorë, nuk i dha mundësinë e kualifikimit Irlandës për në Botërorin e Afrikës së Jugut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›