E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gana shpërdoron kualifikimin me Australinë



Gana humb një mundësi të artë. Ky është përfundimi i ndeshjes së tyre kundër Australisë. Ndeshja ishte në barazim 1-1 në minutën e 24-t, kur kundërshtari mbeti me dhjetë futbollistë, pasi Herri Kjuell doli me karton të kuq. Ndërkohë topi “jabulani” vazhdon të bëjë kërdinë. Pas anglezit Grin, algjerianit Shaushi, japonezit Kaushi, grupit të gafave i bashkohet edhe ganezi Kingson. Pas një gjuajtjeje drejt portës nga ana e Breshianos, portieri ganez e grushton keq topin, duke i dhuruar shansin Holmanit që të kalojë në avantazh Australinë. Pas këtij goli, ganezët u zgjuan, duke e rritur ndjeshëm ritmin e lojës dhe duke e kërkuar me ngulm barazimin. Në minutën e 24-t, pas një pasimi të bukur për te Boateng, ky i fundit godet drejt portës, por është Kjuell ai që nuk lejon që topi të shkojë në rrjetë, por e bën këtë gjë duke e prekur topin me dorë. Me dashje ose jo, arbitri Roseti nuk heziton për të akorduar 11-metërsh, duke nxjerrë edhe karton të kuq për Kjuell. Gian Asamoah ekzekuton saktë por vetëm kaq. Në minutat në vazhdim Gana ishte e pafuqishme të shënonte golin e fitores dhe të kualifikimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›