Përjashtohet Anelka për fyerje ndaj Domenek
Federata Franceze e Futbollit ka bërë të ditur me anë të një komunikate se ka përjashtuar nga kombëtarja sulmuesin Nikolas Anelka, për shkak të sjelljes jo të mirë ndaj trajnerit, Rajmond Domenek. Sipas informacioneve përjashtimi vjen si pasojë e një shpërthimi të Anelkasë ndaj Domenek, në pushim të pjesës së parë në sfidën ndaj Meksikës. Në pushim të pjesës së parë mësohet se Domenek i ka thënë Anelkasë që të mos devijojë nga pozita e tij si sulmues qendror, gjë që nuk i pëlqeu sulmuesit. “Shko pa***hu me veten, ti bir i ndyrë bushtre”, i është përgjigjur Anelka. Sipas mediave franceze, Anelka do largohet nga kombëtarja.