E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, rrufeja vret 56-vjeçaren



BURREL - Moti i keq shkakton një viktimë në Burrel. Një grua nga fshati Mallunxë, Komuna e Lisit mbeti e vdekur pasi u godit nga rrufeja. Policia e Burrelit bëri të ditur se ngjarja fatale për jetën e Xhume Progjës ndodhi rreth orës 17:00 të ditës së djeshme. Stuhia e verës që ka përfshirë vendin tonë këtë fundjavë ka bërë që të shoqërohet me erë të fortë e shira, sidomos në vendet malore. Gruaja 56-vjeçare është gjetur e pajetë nga familjarët e saj. Ndërsa në fshatin Pjetërshan, Komuna Bajzë në Malësi të Madhe, era e fortë shkaktoi përplasjen e telave të tensionit të lartë, të cilat provokuan shkëndija zjarri. Disa grumbuj bari që gjendeshin në zonë u mbuluan nga flakët, duke vënë në alarm banorët e fshatit. Ata lajmëruan policinë dhe zjarrfikësit, duke arritur të shuanin zjarrin para se ai të përhapej e t'u rrezikonte shtëpitë. r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›