Rama Fatkeqesia jonatyrore ka shkaktuar 260 milione euro dem
Pas me shume se nje jave permbytjesh Partia Socialiste ka institucionalizuar nje qendrim politik rreth situates se krijuar. Mbledhja e grupit parlamentar te saj ka rikonfirmuar vullnetin politik te opozites per tu bere pjese e zgjidhjes se problemit i veshtruar aktualisht ne dy faza se pari ne rishikimin dhe riorientimin e fondeve buxhetore dhe se dyti me marrjen e masave shtese teknike dhe ligjore. Ne permbushjen e ketij qellimi selia roze ka kerkuar dje nga deputetet qe te kontribuojne me propozime konkrete te cilat me gjase do ti perpilojne ne forme perfundimtare komisionet e posacme te selise roze. Pertej ketij kuadri qe e perkufizon PS-ne si pjese e rendesishme ne perballimin e permbytjeve ne Veri kreu i saj Edi Rama nuk ka munguar te artikuloje dje akuza te renda ndaj qeverise. Vetem fatkeqesi natyrore nuk eshte kjo qe ndodh ne menyre te perseritur qe eshte e jashtezakonshme ne permasa dhe fatkeqesisht po behet e zakonshme sepse eshte momenti i ballafaqimit me falimentimin e shtetit dhe te nje politike te vjeter injorante e cila ka mberritur sot ne kulmin e fuqise se vet shkaterruese - eshte shprehur kreu socialist. Ai ka hedhur poshte si te paargumentuar dhe alibik statusin e fatkeqesise natyrore te shpallur nga qeveria shqiptare e cila sot perballet me deme qe po sipas Rames kapin shifren e 260 milione eurove. Krahas akuzave selia roze ka dale dje edhe me disa propozime konkrete te cilat shpalosen si nje plan afatmesem masash parandaluese apo edhe nje strategji veprimi ne kete zone. Te vendoset moratorium te pakten 3-vjecar per ndalimin e prerjeve te pyjeve mosshfrytezimin e lumenjve dhe te shtreterve te tyre. Duhen ndryshime ne veprat e Kodit Penal ne lidhje me demtimet e pyjeve dhe lumenjve dhe te merren masa per te ringritur strukturen shkencore. Te behet analize e thelle shkencore teresore per gjendjen aktuale te lumenjve - deklaroi Rama. Keto jane pika thelbesore te nje pakete konkrete qe PS-ja do ti dorezoje ne Parlament qe ne seancen e pare te radhes per te cilat edhe ne mbledhjen e grupit eshte kerkuar qe te ecet normalisht dhe pa kaluar ne veprimet e deritanishme te largimit nga salla. Nje pasqyre te veprimeve te deritanishme te deputeteve socialiste te dy qarqeve Shkoder dhe Lezhe ka dhene i zgjedhuri i Shkodres Ilir Beqja i cili ka bere te ditur se deri me tani PS-ja ka koordinuar punen me te zgjedhurit vendore te saj.