E Diel, 1 Nëntor 2026

Emergjenca vazhdon ne qytet zihen per racionet e ushqimeve

Shkoder liqeni eshte terhequr rreth 150 metra

Gjysma e lagjeve te Shkodres jane ende te permbytura ndonese per te dyten dite radhazi eshte vene re terheqja e ujit te liqenit. Nderprerja e shirave dhe prurjeve nga lumenjte malore ka permiresuar disi situaten por gjendja mbetet emergjente per banoret e qytetit te cilet tani kane nisur te ndiejne mungesen e ushqimeve dhe ujit te pijshem qe kane qene ne qender te disa konflikteve te ndodhura dje.

Dje siperfaqja e mbuluar nga uji ka pesuar tkurrje. Sipas te dhenave te fundit te raportuara nga Shtabi i Emergjencave mesohet se siperfaqet nen uje jane pakesuar me 530 hektare. Keshtu nga 14000 hektare te permbytura qe ishin diten e hene siperfaqja e mbuluar ne uje eshte 13470 hektare. Nderkaq brenda ne qytet uji i liqenit eshte terhequr. Nga ajo qe mund te shihet ne terren uji eshte larguar 100-150 metra nga qendra e qytetit. Por pavaresisht se situata ka nisur te permiresohet serish 8 lagje te qytetit jane ende te permbytura. E vetmja menyre per te pershkuar rruget dhe per tu lidhur me qendren e qytetit mbeten varkat. Gati 40 e qytetit ka mbetur nen uje dhe per banoret jetesa po behet cdo dite e me e veshtire. Nderkohe qe Bashkia e Shkodres ka nisur shperndarjen masive te ushqimeve dhe ujit te pijshem kerkohet rritje e ndergjegjes qytetare. Banoret ankohen se po abuzohet me dhenien e ndihmave. Nderkohe disa prej te ngarkuarve me shperndarjen e ushqimeve dhe ujit te pijshem akuzojne se disa nga banoret qe banojne ne katet e para nuk i transportojne ushqimet ne katet e mesiperme. Autoritetet shteterore kane kerkuar rritjen e ndergjegjes qytetare dhe shmangien e abuzimeve ne raste te tilla te fatkeqesise natyrore.

Nderkaq ka nisur dizefektimi masiv i zonave qe shfaqin probleme nga ndotja e shkaktuar nga dalja ne siperfaqe e ujerave te zeza dhe karburanteve duke shmangur rrezikun e perhapjes se epidemive.

Nderkaq ne zonen e Nenshkodres situata vijon te mbetet kritike. Ndonese harta eshte tkurrur banoret e fshatrave te 8 komunave vijojne te jetojne mes ujit. Tashme rruget qe te cojne ne fshatrat e Nenshkodres jane zhdukur dhe e vetmja menyre per te shkuar deri atje mbeten varkat me motor dhe helikopteret.

Komunat Velipoje Dajc dhe Ana e Malit vazhdojne te jene te izoluara dhe hyrja ne to eshte e pamundur. Komuna e Velipojes eshte shnderruar ne nje ishull ku e vetmja menyre per te hyre mbetet rruga ujore. Ne te njejten situate jane dhe fshatrat e Komunave Dajc dhe Ana e Malit te cilet furnizohen me ushqime dhe uje te pijshem vetem nga ajri dhe me ane te motobarkave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›