Bleona dje mbushi 7 vjeç, ka 3 muaj që mbetet e zhdukur
30/08/2010 Familjarët apel policisë të nisë sërish hetimet, dyshojnë se është birësuar në Greqi
Tre muaj pas zhdukjes misterioze të Bleona Matës nga Kukësi, prindërit hedhin dyshime për birësimin e saj në Greqi. Në familjen e saj në Zapod, dhimbja dje ishte edhe më e madhe, pasi nëse kjo ngjarje sdo të ndodhte, ajo do të festonte mes të afërmve 7-vjetorin e lindjes. Duke besuar se e bija është gjallë, nëna e Bleonës i bën thirrje policisë të rinisë kërkimet.
Zhdukja
Tre muaj më parë, në atë pasdite të 22 majit u zhduk në rrethana misterioze Bleona Mata, vajza 6-vjeçare nga fshati Zapot i Kukësit. Prej nga ajo ditë, asgjë nuk dihet për vogëlushen, përveç shpresës për gjetjen e saj. Kërkimet nuk kanë munguar nga ana e forcave të rendit, ndërkohë që ato janë shtrirë edhe në Interpol. Fotoja e fëmijës është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare, por pas një muaji, vajza konsiderohet e zhdukur. Familja e vajzës në fshatin malor nuk ka reshtur së kërkuari dhe apeluari për ndihmë. Nëna ka apeluar se do të falë çdo gjë, madje dhe organet e saj, vetëm vajza mos ti preket. Babai shprehet se vajzat, kushërirat e Bleonës mund të fshehin diçka. Zemrat e tyre mbeten pezull, teksa ditët që prej 22 majit largohen vazhdimisht, duke mos sjellë asnjë lajm për të voglën Bleona.
Hetimet
Në gjetjen e saj u angazhuan edhe prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët kanë marrë në pyetje banorët e fshatit në afërsi të kufirit me Kosovën. Malet përbri fshatit, hodhën dyshimet fillimisht se vajza mund të jetë “rrëmbyer” nga kafshë të egra, por banorët shprehen se kurrë në afërsi të fshatit nuk ka ndodhur ndonjë diçka e tillë. Policia realisht është përqendruar në pistën e grabitjes me qëllim trafikimi ose adoptimi jashtë vendit. Bleona e vogël kishte insistuar të shkonte në bjeshkë pasditen e 22 majit, ku kullotnin bagëtitë kushërirat e saj. Më pas u zhduk, xhupi i 6-vjeçares do të mbetej e vetmja provë në të cilin Bleona kishte qenë e ulur në minutat e fundit.