E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bleona, këngëtarja më seksi për vitin 2009

Autori i Lajmit: red.
Bleona Qerreti është zgjedhur “këngëtarja më seksi në shqipe”, në bazë të një ankete të bërë në albaniac.com. Ndërkohë që është duke punuar në Los Anxhelos për këngët e albumit të saj në gjuhën angleze.
- Bleona përshëndetje. Jeni gjithmonë në lëvizje ndaj do të donim të dinim se ku jeni në këto momente dhe me çfarë jeni duke u marrë?
Jam duke u marrë me albumin tim në anglisht. Momentalisht jam në Los Anxhelos.
- Urime, sapo ju kemi shpallur si "Këngëtaren më seksi në Shqipe 2009" si po ju duket vlerësimi? Ndiheni e befasuar apo e prisni një vlerësim të tillë?
Do doja të falënderoja shumë të gjithë ata që më kanë votuar. Të jesh 15 vjet në skenë dhe të jesh akoma këngëtarja më seksi është goxha vlerësim. Gjithsesi unë i kushtoj kujdes të veçantë pamjes fizike dhe shpresoj të vazhdoj të mos i zhgënjej fansat në çdo aspekt, qoftë nga pamja, qoftë nga këngët që po përgatis.
- Cilat janë tri këshillat që një femër duhet t i ketë "vath në vesh" për të qenë gjithmonë seksi si Bleona?
Jo duhanit dhe alkoolit, minimum 8 orë gjumë. Dhe sigurisht fizkulturë dhe joga.
- Sa e rëndësishme është të qenit seksi apo e bukur në karrierën e një artisteje në ditët e sotme?
Mendoj që është një nga elementët që nuk mund të anashkalohet, duke pasur parasysh që videot kanë zënë një vend kryesor nëpër televizione, jo vetëm tek ne, por dhe këtu në SHBA. Tek ne në Shqipëri njerëzit janë më tolerantë se sa në ShBA, duke marrë parasysh që nëpër videot tona kemi akoma këngëtare me bark me 3 pala dhe prapë pëlqehen ... Ha ha ha.
Emri juaj është përmendur nga gazeta e njohur amerikane "Daily Neës" në të cilën thuhej se miliarderi Steëart Rahr po ju ndihmon për të nisur karrierën muzikore në Amerikë. Mund të na tregoni diçka më tepër rreth këtij projekti?
Në Shqipëri kemi një shprehje: Gomarin e nxjerr i zoti nga balta ....Unë e vlerësoj që zoti Rahr më ka krijuar mundësinë të kontaktoj me producentë të mëdhenj dhe emra gjigantë si David Foster dhe Timbaland, por në fund fare jam unë ajo që duhet të përballoj gjithçka vet, qoftë financiarisht, qoftë vështirësi të tjera si p.sh. nuk je amerikane dhe vjen nga një vend shumë i vogël, etj. Megjithatë unë jam duke punuar dhe ajo që është më e rëndësishme: I ëill never stop trying.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›