Hetohet gjyqtari i Elbasanit me kallëzim të rremë
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
KORRUPSIONI NË DREJTËSI
Task-Force është duke hetuar për një kallëzim të bërë në Prokurorinë e Elbasanit për gjyqtarin Qani Hasa, i cili është denoncuar në prokurori për mitëmarrje. Sipas Prokurorisë, personi që ka bërë kallëzimin në Prokurorinë e Elbasanit ishte Ibrahim Hoxha.
Hoxha kishte bërë kallëzimin dhe kishte dorëzuar si provë materiale një kopje të incizimit të gjyqtarit duke kërkuar 3 milionë lekë për favorizimin e një të akuzuari për shitje të lëndëve narkotike. Prokuroria e Elbasanit e kaloi dosjen për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, pasi në Elbasan nuk ka sektor Task-Force dhe gjithashtu kishte konflikt interesi. Prokuroria e Tiranës ka nisur menjëherë analizën e provës së dorëzuar dhe të kallëzimit të bërë nga qytetari. Por pas verifikimeve paraprake ka rezultuar se kallëzimi është bërë nga një person me identitet të rremë, pasi nuk ekziston asnjë person me këtë emër që të ketë pasur lidhje me gjyqtarin Hasa. Për të hetuar gjyqtarin Prokuroria duhet të ketë më parë një urdhër nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi në të kundërt nuk mund të nisë dot hetimet për gjyqtarin, por organi i akuzës ka bërë me dije se fillimisht janë duke u analizuar provat dhe më pas t i drejtohet KLD-së për të kërkuar të drejtën e hetimit për gjyqtarin. Edhe gjykata ka rrëzuar një kërkesë të prokurorisë për të ushtruar kontroll në banesën e gjyqtarit. Prokuroria i ka kërkuar gjykatës një vendim për të ushtruar kontroll në banesën e gjyqtarit Hasa, por gjykata e ka rrëzuar këtë kërkesë për shkak të mungesës së autorizimit nga KLD.
Hetimet
Hetimet për gjyqtarin kanë filluar pak muaj më parë. Prokuroria e Elbasanit, sapo ka marrë denoncimin ia ka atribuuar atë Task-Forcës në Prokurorinë e Tiranës, e cila është duke kryer hetimet përkatëse. Fillimisht, nga ana e grupit të hetimit po kryhet verifikimi i kallëzimit. Grupi i hetimit deri më tani ka në dorë vetëm kallëzimin dhe një CD ku pretendohet se është regjistruar gjyqtari duke kërkuar para në këmbim të favorizimit, por nga burimet pranë prokurorisë mësohet se CD nuk përmban regjistrimin origjinal dhe për të kërkuar të drejtën nga KLD për të hetuar gjyqtarin duhet të paktën një provë konkrete. Të njëjtat burime saktësojnë se që në momentin që do të sigurohet kjo provë do të regjistrohet edhe procedimi për gjyqtarin Qani Hasa, i cili deri më tani ka mbajtur qëndrim mohues ndaj këtij fakti. Por sigurimi i provave do të jetë tepër i vështirë për Task-Forcën e kryeqytetit, pasi edhe kallëzuesi dyshohet se ka përdorur kallëzim të rremë në prokurori, pasi nga verifikimet e para ka rezultuar se nuk ekziston asnjë person me këtë identitet që të ketë pasur kontakte me gjyqtarin.
Gjykata
Për të vijuar hetimet dhe për të siguruar prova konkrete, prokuroria i është drejtuar gjykatës për një mandat kontrolli në banesën e gjyqtarit. Por gjykata ka refuzuar që të lëshojë një mandat të tillë me pretendimin se nuk ka një vendim të KLD-së për të hetuar gjyqtarin. Burimet nga akuza bëjnë me dije se nuk mund të marrin veprime apriori dhe t i drejtohen KLD-së për të hetuar gjyqtarin ndërkohë që ndodhen përballë një kallëzuesi që nuk ekziston dhe një prove që nuk është origjinale dhe që nuk mund të përdoret si provë përpara gjykatës.
Precedenti
Gjyqtari i filmuar duke kërkuar para
Pak muaj më parë, KLD-ja denoncoi në Prokurorinë e Përgjithshme me akuzën për korrupsion gjykatësin e Burrelit Vesel Bako. Denoncimi është bërë zyrtarisht pak ditë pasi kryetari i Gjykatës së Burrelit, i shoqëruar nga kreu i Dhomës së Avokatisë së këtij rrethi, janë paraqitur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ku i kanë dorëzuar kreut të Inspektoratit një denoncim të bërë nga një qytetar, si dhe një kasetë me pamje filmike, të realizuara nga një qytetar ku dallohej qartë gjykatësi duke marrë para. Pas këtij materiali është konsultuar mes anëtarëve të KLD-së, ndërsa është pyetur edhe gjykatësi, i cili ka pohuar se këto para po i merrte borxh. Në një njoftim zyrtar KLD-ja pohonte se Inspektorati i Këshillit, i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e fakteve dhe hetimin e të dhënave mbi një shqetësim zyrtar raportuar pranë këtij institucioni ndaj gjyqtarit Vesel Bako.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2009