Arrestohet pas 8 vitesh i dyshuari për vrasje
Autori i Lajmit: red.
Përfundon në qeli, 8 vjet pasi ka kryer krimin, një i dënuar me 16 vjet burg për vrasje. Policia e Rinasit ka arrestuar dje një të dënuar për vrasje menjëherë sapo ai është deportuar nga shteti italian. Ilmir Hajdari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në mungesë me 16 vjet burg nga gjykata, akuzohet për një ngjarje të ndodhur në Shkodër në vitin 2001. Sipas pretendimeve të prokurorisë, Ilmir Hajdari, së bashku me dy shokë të tij, akuzohet të jetë autor i vrasjes së Indrit Bajrit, ngjarje e ndodhur në lagjen "Partizani" në Shkodër. Burime nga policia bëjnë të ditur se vrasja e Bajrit ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm me Ilmir Hajdarin. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, njëri nga shokët e Ilmir Hajdarit u plagos dhe, pasi mori mjekimin në spitalin civil, u arrestua duke pohuar më pas edhe krimin.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2009